‘Sëmundja është më e fortë se unë’, këngëtarja e njohur rëndë në spital

Mediale Vip

‘Sëmundja është më e fortë se unë’, këngëtarja e njohur rëndë në spital

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 08:17
Lady Gaga

Nëpërmjet një postimi në Instagram ku shfaqej me serum në dorë, Gaga u ka kërkuar falje të gjithë fansave për mungesën, duke shtuar dhimbja ishte më e fortë se ajo.

“Brazil, jam e shkatërruar që nuk mundem të jem mirë mjaftueshëm për koncertin në Rio. Do bëja gjithçka për ju, por tani më duhet të kujdesem për trupin tim. Ju premtoj se do rikthehem së shpejti. Më vjen shumë keq, ju dua. Unë nisa menjëherë në spital, pasi nuk kishte të bënte me lodhjen, por dhimbjet e mia janë shumë të forta. Jam në duart e sigurta të mjekëve më të mirë”, shkruan ajo.

Rreth 6 vite më parë, Lady Gaga ka deklaruar për herë të parë se vuan nga një sëmundje, por pa dhënë detaje të tjera mbi sëmundje, apo se sa serioze është ajo. Vetëm pak ditë më parë ajo ka zbuluar se vuan nga fibromyalgia (një çrregullim kronik i karakterizuar nga dhimbje të përhapura muskulo-skeletore, lodhje, gjumë, humbje kujtese dhe luhatje të humorit. Gaga është shprehur kjo sëmundje nuk ka shërim, por kurohet.

“Shpresoj që njerëzit të cilët do shohin dokumentarin tim dhe vuajnë nga një sëmundje kronike ta kuptojnë se nuk janë vetë”, u shpreh Gaga gjatë fjalimit para premierës në Toronto.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat