Gaga në spital, përloten fansat

Mediale Vip

Gaga në spital, përloten fansat

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 08:19
Fansat

Lady Gaga ka anuluar performancën e ditës së premte në festivalin muzikor “Rock In Rio”, në Brazil. 31-vjeçarja ka zbuluar se vuan nga dhimbje të forta dhe është dërguar menjëherë në spital.

Këngëtarja, e cila vuan nga dhimbjet kronike për shkak të “Fibromyalgia” (sëmundja e dhimbjeve muskulore të të gjithë trupit), ka bërë publik këtë lajm në rrjetet sociale, ditën e enjte.

Shumica e fansave, të quajtur “mostrat e vegjël”, kanë marrë lajmin e trishtë teksa ishin duke pritur jashtë hotelit në Rio, ku ajo ishte planifikur të qëndronte. Ata janë fotografuar duke qarë.

Lady Gaga ka shpjeguar arsyen se pse përfundoi në spital, duke shkruar: “Jam dërguar në spital, nuk ka të bëjë me një dhimbje të pasmesh, veshje apo lodhje nga rruga, jam në një dhimbje të tmerrshme”.

Image
Fansat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat