Shtatori i dasmave: Stilisti i vipave shqiptarë zgjedh SHBA-të për të bërë dasmën!

Mediale Vip

Shtatori i dasmave: Stilisti i vipave shqiptarë zgjedh SHBA-të për të bërë dasmën!

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 10:02
Valdrin Sahiti dhe Edita

Kujtuat se dasmat e vipave shqiptarë mbaruan? Gaboheni!

Pas Besit e Xhensilës, Marinës e Getoarit, Besnikut dhe Lolës, këtë shtator do të martojmë edhe stilsitin e njohur, Valdrin Sahiti.

Valdrini do të kurorëzojë lidhjen e tij disavjeçare me partneren Edita në një martesë, dasma e të cilëve do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu kanë bërë me dije burime pranë çiftit, të cilët kanë treguar se dasma do të mbahet brenda muajit.

Vallë, do të fluturojnë vipat tanë deri në SHBA për të qenë në dasmën e Valdrinit? Epo, këtë do ta shohim…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat