Heidi Klum tregohet modeste: Krejt rrobat e mia kushtojnë 60 dollarë

Mediale Vip

Heidi Klum tregohet modeste: Krejt rrobat e mia kushtojnë 60 dollarë

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 16:38
Manekinia Heidi Klum

Manekinia Heidi Klum ka prezantuar në Nju Jork koleksionin e saj të fundit të modës.

Ajo ka bërë të ditur se nga e hëna koleksioni më i ri i saj i  modës do të gjendet në 10 mijë shitore në gjithë botën, përfshirë edhe Kroacinë.

“ "Must Have" është xhaketa ime e lëkurës, e cila vjen në dy ngjyra, të murrme dhe të zezë, dhe është e bërë nga lëkura e vërtetë. Kur të shikoni rrobat që kam veshur, ato  kushtojnë më pak se 60 dollarë”, tha Klum.

Ajo thotë se moda nuk duhet të jetë e shtrenjtë. Sipas saj, çmimi i lartë i rrobave të koleksioneve të ndryshme vjen për shkak të emrave të brendeve të njohura dhe për shkak se dizajnuesit i prodhojnë në njësi të limituara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat