Fergie i qeshet fytyra pas ndarjes nga Duhamel

Mediale Vip

Fergie i qeshet fytyra pas ndarjes nga Duhamel

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 17:56
Këngëtarja Fergie

Këngëtarja Fergie është parë në disponim të mirë në Brazil, një ditë pas lajmit se ajo dhe Josh Duhamel i kanë dhënë fund lidhjes.

Ajo vazhdon aktivitetin si këngëtare dhe do të marrë pjesë në promovimin e albumit të saj të ri “Double Duchessand”.

Fergie është fotografuar duke përshëndetur fansat jashtë hotelit të saj në Rio de Janeiro.

Ajo buzëqeshte vazhdimisht derisa pozonte para fotografëve.

Këngëtarja dhe bashkëshorti i saj njoftuan të enjten se janë ndarë më herët gjatë këtij. Ata kishin qëndruar tetë vjet së bashku dhe kanë një djalë katërvjeçar, Axl, transmeton KosovaPress.

Disa orë pas njoftimit për ndarje, Josh ishte fotografuar duke ecur vetëm në rrethinën e Los Anxhelosit, por ai nuk e mbante më unazën e martesës.

Një burim ka thënë se çifti kishte tentuar t’i zgjidhë të gjitha problemet para se të merrnin vendimin përfundimtar për t’u ndarë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat