Dafina vazhdon shkëlqimin në New York, teksa publikon videon me tekst të “Told Ya”

Mediale Vip

Dafina vazhdon shkëlqimin në New York, teksa publikon videon me tekst të “Told Ya”

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 13:33
Dafina Zeqiri

Dafina Zeqiri vazhdon të tregojë pse është një prej këngëtareve më të talentuara shqiptare. Ajo po vazhdon me sukseset në New York.

Bukuroshja shqiptare prej kohësh po qëndon në New York, ku po punon për të sjellë projekte të reja. Së fundmi, ajo lansoi edhe këngën “Told Ya”.

Tash, “Told Ya” ka ardhë edhe në versionin me tekst të publikuar në ueb faqen Milk.xyz, ku edhe Duffye ka dhënë një intervistë.

Në intervistë Dafina u shfaq me një veshje plot stil dhe ngjyra të përzgjedhura me kujdes.

“Unë dua të falënderoj Adair Smith për një intervistë të mirë dhe fotografitë e bukura që ajo mi realizoi”, deklaroi Dafina në një postim në Instagram.

Dafina Zeqiri po punon vazhdimisht për projekte të reja në SHBA, ku po punon me producentët më të njohur të tregut amerikan.

Ajo besohet se vazhdon të jetë single pasi më nuk shihet së bashku me Josen nga Republika Domenikane. 

Image
Instagram
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat