Aktorja e njohur preket nga kanceri i gjirit

Mediale Vip

Aktorja e njohur preket nga kanceri i gjirit

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 18:58
Julia Louis-Dreyfus

Julia Louis-Dreyfus është sëmurë nga kanceri i gjirit.

Ajo e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Twitter.

Ylli i serive ''Seinfeld''dhe "Veep", ka zbuluar për fansat se është prekur  nga kanceri i gjirit.

“Njëra nga tetë gratë që preken nga kanceri i gjirit. Unë jam sot njëra prej tyre. Lajm i mirë është se kam mbështetjen më të mirë të shoqërisë. Lajm i keq është se nuk kanë të gjitha gratë këtë fat. Eja të luftojmë kundër të gjitha llojeve të kancerit”, ka shkruar aktorja.

Louis-Dreyfus është diagnostifikuar pasi që ka marrë shpërblimin e saj të gjashtë rekord Emmy për rolin e Selina Meyer në serinë ''Veep''.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat