Publikohet kënga e re e Era Istrefit me French Montanan

Mediale Vip

Publikohet kënga e re e Era Istrefit me French Montanan

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 19:50
Era Istrefi me French Montanan

U raportua se do të publikohet më 25 gusht, më pas më 25 shtator, ndërsa vetëm sot më në fund ka dal në treg.

Era Istrefi ka sjell këngën e shumëpërfolur të rrafshit ndërkombëtar.

Në fakt, fillimisht kënga e re e këngëtares shqiptare është publikuar në iTunes, ndërsa tani edhe në YouTube.

“No I love Yous”, titullohet kënga e cila vjen në bashkëpunim me artistin e famshëm botëror French Montana.

Kujtojmë se prishtinasja u bë e njohur në rrafshin ndërkombëtar me këngën “BonBon” dhe “Redrum”.

Ndryshe, Era ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikon gjatë muajve të ardhshem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat