Floriana Garo: Shtatzënia në planet e mia

Mediale Vip

Floriana Garo: Shtatzënia në planet e mia

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 16:32
Floriana Garo

Floriana Garo i ka “dhënë” lamtumirën ekranit dhe tashmë ka nisur një jetë të re në Gjenevë, krah dashurisë së saj, Enisit. Lajmi saj i fejesës së moderatores simpatike ishte i beftë dhe i papritur për median, por i mirëmenduar nga ana e çiftit

Në një intervistë për programin “Lart e Poshtë” të gazetarit, Eraldo Rexho, Floriana Garo ka folur ekskluzivisht për vendimin e këtij largimi dhe për jetën e re në Gjenevë.

Ajo i është futur studimeve të gjuhës frënge, punon pranë kompanisë së partnerit të saj dhe nga ana tjetër duket se po shijon edhe jetën larg Shqipërisë e vëmendjes publike. Por a ka plan të martohet moderatorja simpatike?!

“Unë i bëj gjërat siç i ndjejë pa planifikime. Marrëdhënien time kam dashur ta ruaj për më tepër kur nuk ishte e zyrtarizuar edhe pse e konsoliduar. Është mirë që kur ndan diçka me ndjekësit e tu të jetë diçka e pjekur dhe e mirëmenduar. Martesa do të jetë diçka spontane. Enisi ka dëshirë një ceremoni edhe unë po ashtu, nuk dua diçka shumë publike. Kam parë që martesat e personazheve publike janë bërë shumë publike, por unë nuk e dua një të tillë”, është shprehur ajo.

Duke folur rreth lajmeve të shtatzënisë, Garo është shprehur se nuk është shtatzënë por e ka në plan që të krijojë një familje shumë të bukur e të shëndetshme.

“E kam dëgjuar shumë shpesh lajmin e shtatzënisë, kjo tregon që nuk po kujdesem shumë për trupin tim por kam patur aq shumë gjëra për të bërë sa duhet ti rikthehem palestrës dhe fitnesit. Është në planet e mia dhe do ta ndajë kur të jem gati. Nuk dua një fëmijë, dua dy ose tre, por kjo do të jetë në varësi të fatit, Zotit edhe dëshirës sonë. Do doja një familje një të shëndetshme, ashtu siç kam patur unë timen”.

E dashuruar si asnjëherë me parë Floriana Garo ka treguar edhe detaje nga strehëza e tyre e dashurisë.” Shtëpia jonë është diçka e ngrohtë, e këndshme dhe shumë e rehatshme për ne të dy dhe për familjen që do të krijojmë. Është një shtëpi e momentit dhe do të shohim si do të shkojnë gjërat më pas megjithatë ndihemi shumë të lumtur aty”, ka thënë Floriana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat