Steven Tyler pëson krizë nervore, Aerosmith ndërpret turneun

Mediale Vip

Steven Tyler pëson krizë nervore, Aerosmith ndërpret turneun

Më: 30 shtator 2017 Në ora: 21:38
Steven Tyler

Bendi legjendar “Aerosmith” e ka ndërprerë turneun muzikor, pas problemeve të papritura shëndetësore të këngëtarit Steven Tyler.

Anëtarët e rok grupit amerikan kishin të caktuar koncerte në Amerikën Jugore, në vende si Brazili, Kili, Argjentina dhe Meksika, mirëpo frontmeni u detyrua t’i nënshtrohej urgjentisht mjekimit.

Përmes një postimi në Twitter, 69-vjeçari është përpjekur t’i qetësojë fansat dhe opinion publik duke u thënë se gjendja e tij nuk është serioze.

“Ju lutem mos u shqetësoni. Nuk më rrezikohet jeta, por duhet të përballem menjëherë me sëmundjen dhe t’i përkushtohem mjekimit”.“Ju premtoj se do të kthehem. Shëndeti nuk pret. E dini si thonë: ‘Njerëzit planifikojnë, ndërsa Zoti qesh’. Ju dua dhe do të kthehem shumë shpejt”, ka shkruar Tyler.

 

Mediat kanë raportuar se rokeri ka përjetuar një krizë cerebrale si pasojë e një aktiviteti jonormal në tru.

Në korrik të vitit të kaluar ishte shtrirë në spital edhe kitaristi i “Aerosmith”, Joe Perry, pasi kishte humbur vetëdijen në skenë gjatë një koncerti me grupin “Hollywood Vampires”.

Në ndërkohë, ky është paralajmëruar të jetë turneu lamtumirës i bendit legjendar, i cili do të shpërbëhet pas 46 vitesh ekzistimi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat