Kim bëri të ditur shtatzënitë familjare një muaj më parë?

Mediale Vip

Kim bëri të ditur shtatzënitë familjare një muaj më parë?

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 07:12
Khloe, Kim, Kylie

Kim Kardashian mund të ketë lënë të kuptohet se ajo dhe motrat Kylie Jenner dhe Khloe Kardashian janë shtatzën, përpara se të gjithë ta dinin!

36-vjeçarja ka postuar një fotografi me Kylie dhe Khloe, në llogarinë e saj Instagram më 3 shtator dhe e ka titulluar: “Ne të trija”.

Kjo fotografi vjen pas lajmit për shtazënitë e vajzave më të famshme të shoëbizit, duke lënë të kuptohet si: “Ne të trija jemi shtatzënë”.

Kim është duke pritur fëmijën e saj të tretë përmes një surrogateje, ndërsa Khloe dhe Kylie janë shtatzënë me fëmijën e parë.

Image
“Ne të trija”.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat