Nexhat Osmani publikon fotografi të bukur me gruan

Mediale Vip

Nexhat Osmani publikon fotografi të bukur me gruan

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 08:18
Nexhat Osmani me gruan

Çifti duken për mrekulli Këngëtari i mirënjohur i muzikës popullore, Nexhat Osmani, i cili së bashku me motrën e tij, Remzien kanë fituar zemrat e shumë njerëzve sikur edhe pjesa tjetër e estradës, përmes rrjeteve sociale po mundohet të qëndrojë pranë fansave.

Nga profesioni apo jeta private, Nexhati po publikon imazhe të ndryshme për ndjekësit e tij të shumtë.

E një fotografi të bukur, me bashkëshorten e tij, këngëtari e ka publikuar pak orë më parë, e cila është pëlqyer dhe komentuar shumë nga fansat e tij. Nexhati i veshur me kostum, ndërsa bashkëshortja e tij me grim të thjeshtë dhe frizurë të lehtë duken mjaft bukur krah njëri-tjetrit. Kujtojmë se ”Të dua” është projekti i fundit i Nexhat Osmanit, të cilin e ka në bashkëpunim me Remzien.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat