Viola Spiro tregon arsyen pse nuk e bën publike romancën me të dashurin

Mediale Vip

Viola Spiro tregon arsyen pse nuk e bën publike romancën me të dashurin

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 10:30
Viola Spiro

Ajo konsiderohet si një ndër moderatoret më të bukura të emisioneve sportive.

Por, duket se marrëdhënia e dështuar me një personazh publik si Arion Muça, i ka mësuar shumë gjëra Violës, ndonëse për të ai nuk është më as mik.

Këtë ka treguar ish velina e “Fiks Fare” ne Thumb ku ajo ishte e ftuara e radhës.

“Kam mësuar shumë nga ajo lidhje që zgjati 4 vite, shpresoj që edhe ai nga unë. Tani nuk jemi miq”, u shpreh Viola.

Image
Viola Spiro dhe ish i dashuri, Arion Muça

Dhe mesa duket, një prej mësimeve qe ka marre është te ruaj imazhin e partnerit nga sytë e publikut (veçanërisht vajzat) qe ndonjëherë mund te jenë edhe te rrezikshëm.

“Nuk ia kam nxjerrë fytyrën, se nuk është personazh publik”, thotë moderatorja bionde, ndërkohë qe rrëfen hapur se është gjithashtu dhe xheloze dhe se nuk i pëlqejnë aspak “Like” që i bëjnë vajzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat