Shokon ky personalitet i njohur: Rita Ora më bëri të varur nga seksi

Mediale Vip

Shokon ky personalitet i njohur: Rita Ora më bëri të varur nga seksi

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 10:48
James Arthur

Fituesi i shout ‘X Factor 2012’, James Arthur ka dhënë një deklaratë me të cilën ka habitur të gjithë.

James zbulon një sekret të Ritës, duke thënë që ajo e bëri atë të varur nga seksi, po ashtu pranoi se ishte i varur nga lëndët narkotike dhe anti-depresioni, shkruan TheSun.

James Arthur thotë se kishte netë ‘magjike’ me 26 vjeçaren Rita Ora, para se ajo ta braktiste atë.

Po ashtu, ai deklaroi se kur Rita i kishte kërkuar ta takonte, ai nuk mund ta besonte, por ajo kishte ndikuar që të bëhej i varur.

Pasi e kishte braktisur, ai në autobiografinë e tij thotë se ka qenë edhe me qindra vajza të tjera.

Image

James i cili famën e fitoi pas pjesëmarrjes dhe rrëmbimit të çmimit të parë në ‘X Factor’ pretendon se këngëtarja i kishte thënë se e donte.

James tha: “Isha kaq i habitur që dikush si Rita ishte me të vërtetë e interesuar për mua. I thashë vetes se kjo nuk mund të jetë e vërtetë. “

Pasi janë ‘ndarë’, ai ka deklaruar se është ndjerë i shkatërruar kur ka parë lajme që Rita është me dikë tjetër.

James thotë se u përpoq të lidhej sërish me Ritën, por nuk funksionoi, po ashtu theksoi vështirësitë që kishte gjatë kohës kur ishte i varur nga droga dhe anti-depresioni

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat