Tragjike! Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur bashkë me foshnjën e saj

Mediale Vip

Tragjike! Ndahet nga jeta aktorja e mirënjohur bashkë me foshnjën e saj

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 11:23
Marla Hiromi me bashkeshortin

Ajo ishte një ndër aktoret më të njohura meksikane e cila është bërë pjesë shpesh e serialeve të ndryshme.

Por për fat të keq, Marla Hiromi ka ndërruar jetë ndërsa ishte duke i dhënë jetë vajzës së saj, që po ashtu nuk ka mundur t’ia dalë mbanë.

Marla dëshironte të bënte një lindje normale por kjo i ka sjellë komplikacione, të cilat nuk janë mbajtur dot nën kontroll edhe pas një operacioni që i është bërë aktores, shkruan “El Tiempo”.

Lajmin e hidhur e ka dhënë nëna e aktores 35-vjeçare, e cila ka treguar se Marla dhe bashkëshorti i saj ishin në pritje të një vajze.

Image
Marla Hiromi
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat