Eni Koçi: Lahem vetëm të dielave

Mediale Vip

Eni Koçi: Lahem vetëm të dielave

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 13:57
Eni Koçi

Ndodh që me shaka me njëri-tjetrin të gjithë të themi që do lahemi të dielën. Por kur një personazh i njohur e thotë në televizion duket ndryshe.

Në një intervistë për “Thumb”, një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare është pyetur se cila ka qenë koha maksimale që e ka mbajtur makeup-in në fytyrë. Përgjigja e Enit në fakt ka çuditur, kur është shprehur se lahet vetëm të dielave.

“E kam shumë siklet, po lahem kur ka ujë…Vetëm të dielave”,-është shprehur Eni me shaka. Pak kohë më parë këngëtarja është përfol se është në lidhje me anëtarin e grupit, Etnon, Genc Prelvukaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat