Leslie Jones ishte nervoze kur bëri selfie me Beyonce dhe Jay-Z

Mediale Vip

Leslie Jones ishte nervoze kur bëri selfie me Beyonce dhe Jay-Z

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 21:45
Leslie Jones

Leslie Jones bëri selfie me Beyonce dhe Jay-Z në ndejën e Saturday Night Live, të dielën në Tao në New York.

Aktorja postoi fotografitë në llogarinë e saj në Twitter, duke treguar se sa nervoze ishte kur pyeti yjet për selfie.

“Kam bërë fotot më të këqija ndonjëherë. Faleminderit Zot, Beyonce është tepër e bukur. Faleminderit për fotografinë mbretëreshë. Isha aq nervoze”, shkroi Leslie.

“Jay-Z është një kafshë lirike. Faleminderit për fotografinë, përsëri kaq nervoze”, shtoi ajo nën foton me reperin

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat