Khloe kujton babanë në 14-vjetorin e vdekjes së tij

Mediale Vip

Khloe kujton babanë në 14-vjetorin e vdekjes së tij

Më: 1 tetor 2017 Në ora: 21:47
Khloe Kardashian

Khloe Kardashian ka ndarë një mesazh të ëmbël për babanë e saj të ndjerë Robert Kardashian në 14-vjetorin e vdekjes së tij, transmeton Klan Kosova.

33-vjeçarja shfrytëzoi Instagramin për të ndarë disa fotografi të kthyera prapa në kohë, me babanë e saj së bashku me vëllanë dhe motrat e saj Kourtney, Kim dhe Rob Kardashian.

“Për më të shkëlqyerin. Më mungon çdo ditë”, ka shkruar Khloe.

 

To the greatest of the great... miss you everyday!

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Robert vdiq në vitin 2003 pas një beteje me kancerin.

Në rast se ju ka humbur, në fillim të kësaj jave u raportua se Khloe po pret fëmijën e saj të parë me të dashurin Tristan Thompson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat