Gaga publikon foto me të dashurin

Mediale Vip

Gaga publikon foto me të dashurin

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 10:57
Lady Gaga

Lady Gaga ka publikuar fotografinë e parë me të dashurin e saj Christian Carion.

Këngëtarja 31-vjeçare shfrytëzoi Instagramin për të postuar një foto, duke e falënderuar atë që është pranë saj në ditëlindjen e mikes së ndjerë Sonja’s.

“Pasi isha duke u rrokullisur në shtrat duke u ndjerë e trishtuar, me ndihmën e disa njerëzve dhe dikujt shumë të veçantë, arrita të vishem dhe të ndjehem më mirë në një fustan pink të mrekullueshëm për mua nga @oscardelarenta. Sonja do të donte që ne ta festonim ditëlindjen e saj. Pra, ne po e festojmë”, përshkroi Gaga fotografinë.

Gaga dhe Christian u takuan në fillim të këtij viti, por marrëdhënien e tyre e kanë mbajtur gjithmonë në nivel relativisht të ulët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat