“Unë isha e dehur dhe e droguar çdo ditë. Ishte shumë e vështirë të punohej me mua”.
Në dokumentarin e saj të ri, këngëtarja flet për periudhën kur ajo ishte e varur nga alkooli dhe droga.
Demi Lovato (25) kohët e fundit bëri një dokumentar të shkurtër rreth periudhës më të keqe të jetës së saj, në të cilën ajo ishte e varur nga droga dhe alkooli.
“Një fazë zgjati dy muaj, kur unë drogohesha dhe dehesha çdo ditë. Nuk ishte e lehtë të punohej me mua atëherë”, tha Demi.
Kjo kishte ndodhur para më shumë se shtatë vjetësh. Këngëtarja tani thotë se është e matur tash e pesë vjet.
Incidenti më i madh ndodhi në vitin 2010 kur ajo goditi një nga kërcimtarët e saj gjatë një fluturimi privat në Peru. Pas kësaj ajo aplikoi për trajtim për “probleme emocionale dhe fizike”.
“Demi ishte në rrugën e vetëvrasjes”, thotë bashkëpunëtori i saj.
Edhe pse thotë se është e vështirë të flasë për atë periudhë, Lovato dëshiron të ndajë gjithçka me fansat e saj.
“Isha shumë nervoze para kësaj interviste. Nuk e di se çfarë njerëzit do të mendojnë për çdo gjë. Por, e vetmja që mund të bëj, është të jem e sinqertë dhe gjithmonë do të përpiqem të jem e tillë”, ka thënë Demi.
Ajo tashmë është kthyer me sukses në skenën muzikore. Premiera e filmit “Simply Complicated” do të shfaqet në YouTube, më 17 tetor, ndërsa Demi do të flasë edhe për orientimin e saj seksual. Ajo ka thënë disa herë se është biseksuale, por thotë se “askujt nuk i detyrohet për justifikime” dhe se është krenare për këtë.