“Si vajtova në varrin e gabuar të babait”, rrëfimi i pazakontë i Rozana Radit

Mediale Vip

“Si vajtova në varrin e gabuar të babait”, rrëfimi i pazakontë i Rozana Radit

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 00:07
Rozana Radi

Një ndër këngëtaret më të njohura në Shqipëri, Rozana Radi ka folur për herë të parë për përjetimin e humbjes së babait. Atë ditë, dicka e çuditshme kishte ndodhur që e ka kthyer gjithë atë mërzitje në një situatë tragji-komike pasi kishin ngatërruar vendin. Kështu, në intervistën ekskluzive për “Mos i fol Shoferit” nga Rudina Dembacaj, ajo tha:

“Ishte një ngatërresë që iu bë makinës sime dhe mendova se isha në vendin ku do të përcillnim babain për banesën e fundit. Nuk ishte faji im, ishte faji i shoqërisë time që më dërguan në një vend tjetër, dhe ndërkohë shihja të gjithë njerëzit dhe nuk mund të bëja skena e prisja mamanë time ta shikoja ku ndodhej. Pas meje kisha këngëtarë të tjerë, kishin ardhur pas makinës time dhe shof hoxhën po afrohej, në fakt jemi katolikë. Që në atë moment, ia vura fajin mamasë. Hoxha në një familje katolike, me gjithë respektin që kam për gjithë shoqërinë time që kam më tepër myslimanë, shof hoxhën që afrohet, prit mamin s’ka. Ndërkohë një njeri afrohet e thotë: Fikni cigaret për të ndjerin Skënder. Gjithë shoqëria ime qeshte, mirë unë që nuk isha në rregull po këta. Thashë të shkoj të përcjell babain jo Skënderin”, shkruan Ora News.

Më pas shtoi se babai i mungon shumë, pasi kanë patur ngjashmëri të madhe dhe ka qenë pika e saj e referimit në pothuajse të gjitha rastet. Rozana na ka treguar që emrin e saj e ka marrë nga gjyshja, e cila e ka patur të preferuarën nga të gjithë nipërit dhe mbesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat