Një tjetër aktore e njohur rrëfen eksperiencën e abuzimit seksual…

Mediale Vip

Një tjetër aktore e njohur rrëfen eksperiencën e abuzimit seksual…

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 22:25
Reese Witherspoon

Hollivudi është tronditur nga skandali i ngacmimeve dhe abuzimeve seksuale të Harvey Weinstein me vartëset dhe aktoret e reja për tre dekadat e fundit. Pas shumë rrëfimeve të eksperiencave të dhimbshme të figurave të njohura të kinematografisë botërore, edhe aktorja Reese Witherspoon ka vendosur të rrëfeje historinë e saj.

Ajo ka treguar se është abuzuar nga regjisori në moshën 16-vjeçare e kjo nuk ka qenë hera e fundit. Atë e kanë detyruar të heshtë, në të kundërt do të anulohej kontrata e saj e punësimit. Aktorja e dashur e dhjetëra roleve ka rrëfyer se edhe ajo ka qenë viktimë e abuzimit, vetëm pas këtyre javëve të vështira për gratë e Hollivudit, për gratë e gjithë botës të cilat janë detyruar të pranojnë e të kujtojnë e të zbulojnë situata dhe të vërteta të shëmtuara. Witherspoon tregon se i janë rikthyer eksperiencat e veta të cilat i kanë krijuar vështirësi të flejë, të mendojë e të komunikojë. Ajo ndjen ankth dhe ndjenjën e fajit që nuk ka folur më herët.

“Ndiej neveri ndaj regjisorit që më ngacmoi kur isha 16 vjeç dhe zemërim ndaj agjentëve dhe prodhuesve të filmit që më bënin të ndieja se heshtja ishte kusht i punësimit tim. Uroj t’ju thoja se ky ishte një incident i vetëm në karrierën time, por fatkeqësisht, nuk ishte. Kam pasur përvoja të shumëfishta të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale dhe nuk flas shumë shpesh për to, por pasi kam dëgjuar të gjitha historitë këto ditët e fundit dhe dëgjoj këto gra të guximshme të flasin, gjërat që ne tentojmë të fshehim nën qilim dhe të mos i tregojmë, më bëri të dua të flas dhe të flas me zë të lartë, sepse unë ndihem më pak e vetmuar këtë javë se sa jam ndjerë ndonjëherë gjatë gjithë karrierës sime.”

Pasi ka folur vetëm me personat që kanë patur eksperienca të ngjashme, aktorja është inkurajuar që të flasë edhe në publik mbi temën e ngacmimeve në industrinë e këtij biznesi. “Nëse mund të rrisim ndërgjegjen dhe me të vërtetë të ndihmojmë në krijimin e ndryshimeve, kjo do të ndryshojë industrinë dhe do të ndryshojë edhe shoqërinë”, ka përfunduar Reese Witherspoon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat