Bashkëshorti i Almeda Abazit puthje pasionante me një tjetër

Mediale Vip

Bashkëshorti i Almeda Abazit puthje pasionante me një tjetër

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 17:57
Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi

Në muajin shkurt, bukuroshja shqiptare Almeda Abazi kurorëzoi në martesë lidhjen e saj me aktorin turk Tolgahan Sayisman në një ceremoni intime në SHBA.

Pas kthimit në Turqi, dyshja iu rikthye projekteve në punë dhe Tolgahan momentalisht po punon për xhirimet e filmit ‘Perla e Zezë’. Në filmin në fjalë, ai dhe aktorja Hande Erçel luajnë rolin e  dy të dashuruarve dhe së fundmi kanë xhiruar një skenë puthjeje pasionante.

Fotot e skenës kanë bërë menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, duke shqetësuar veçanërisht fansat e Almedës, të cilët e kanë paralajmëruar aktorin që t bëjë kujdes sepse ‘puthjet janë të rrezikshme’. Megjithatë, një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar Almedën e cila nuk ka reaguar ndaj komenteve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat