Floriana Garo rrëfen jetën e re në Zvicër/Do bëhem nënë, s’mund të jem më egoiste

Mediale Vip

Floriana Garo rrëfen jetën e re në Zvicër/Do bëhem nënë, s’mund të jem më egoiste

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 17:32
Floriana Garo

Moderatorja Floriana Garo ishte e ftuara e radhës e emisionit të paradites “Kush vjen për drekë”. Në studion e televizionit që investoi disa vite karrierë ajo foli më shumë për jetën familjare tani që është në pritjen e ëmbël dhe për ndjesitë e para të të qenit nënën.

Garo e përshkroi si emocion mjaft të bukur atë të pritjes së një fëmije, teksa tha se me ardhjen në jetë të vajzës nuk do të jetë më egoiste, sepse s’mund të mendojë veç për veten, por do të fillojë të gatuajë dhe do jetë më e kujdesshme.

‘’Me ardhjen e vajzës do të përpiqem të gatuaj dhe të kujdesem për shijet e saj dhe nuk mund të jem krejtësisht egoiste”, tha Garo.

Ajo tregoi më shumë detaje për jetën e re në Gjenevë me Enisin. Duke thënë se edhe pse shtatzënë  merret me menaxhimin e zyrës së avokatisë së tij.

“Po përshtatem me lehtësi, edhe pse çdo ndryshim ka vështirësitë e veta. Unë ngrihem herët, studioj frëngjisht dhe po merrem me menaxhimin e një qendre biznesi dhe zyrën e avokatisë së bashkëshortit”, -u shpreh Floriana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat