Këta do të jenë përfaqësuesit e vetëm të Kosovës në Festivalin e RTSH-së

Mediale Vip

Këta do të jenë përfaqësuesit e vetëm të Kosovës në Festivalin e RTSH-së

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 21:26
Festina Mejzini dhe Grupi NA

Së fundmi, ajo solli për publikun baladën e ndjerë “Si dielli hanën” me të cilën u prezantua në Kënga Magjike vitin e kaluar dhe këngën ‘’Atje Lart’’ me të cilën u prezantua në festivalin e fundvitit në RTSH, e cila nga mediet franceze u cilësua si interpretimi dhe stili më i veçante për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision vitin e kaluar.

Po ashtu, të gjithë e mbajmë mend këngëtaren nga performancat e saj të fuqishme në “X-Factor Albania”, kjo nuk ka sesi të ndodhte ndryshe pasi vjen nga një familje artistësh.

Zëri unik dhe rrëqethës i Festinës, i cili e bën të dalloj nga gjithë këngëtaret tjerë shqiptare do të paraqitet në Fesivalin e Fundvitit për herë të dytë. Por, nuk do jetë e vetme këtë vit në skenë, por do jetë në bashkëpunim me Grupi NA.

Të dy artistët vijnë nga i njëjtin vend, një qytet i bukur siç është Gjakova, vend i muzikës, traditës dhe kulturës.

Grupi Na, është një grup muzikor i njohur dhe njihen si një ndër grupet më të vjetra të muzikës rok në Shqipëri. Emri “NA” d.m.th (NE), edhe pse është emër i shkurtër, historia e suksesit të këtij rok bendi është shumë e gjatë. Zë vend, si bend i shkëlqyeshëm i klubeve dhe ndejave, e që në ditën e sotme ata kanë një orar të ngjeshur javor të ftesave nëpër Kosove dhe jashtë saj.

Grupi NA dhe Festina Mejzini do paraqiten me këngën ‘’Tjetër Jete’’ në festivalin e fundvitit  të RTSH, ku sic e dimë nga ky festival zgjidhet kënga për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Image
Festina Mejzini
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat