Kameramani i show-bizit Nikolin Dodaj realizon një super ceremoni në New Jersey

Mediale Vip

Kameramani i show-bizit Nikolin Dodaj realizon një super ceremoni në New Jersey

Maksim Gjokaj Nga Maksim Gjokaj Më 21 nëntor 2017 Në ora: 18:33
Nikolin Dodaj me te dashuren

 Ai është një mjeshtër i kamerës që zanafillën e punës së tij e ka në vëndlindje në Shkodër, për të nisur më pas mërgimin në Itali pas vitit 2012 e më pas kaloi në Kanada por pa e shkëputur asnjëherë pasionin e tij për filmimin, pavarësish sfidave që ka hasur. Po flasim për Nikolin Dodaj i cili vetëm pak ditë më parë ka realizuar një ceromi të bukur me pjesën tjetër të zemrës së tij, në New Jersy. Është mjaft punëtor dhe e sheh kudo ku ka artistë dhe mbërmje të bukura, i pranishëm në gëzime familjare me studion e tij profesionale "Eagle Eye Photography” pasi atë e ftojnë për të filmuar me kamerën dhe stafin e tij, ndërsa Nikolini punon edhe në një TV shqiptar në Amerikë që quhet “AA Vision” ku që në fillim ka pasur shumë përkrahje.

Nikolinin falë punës së tij atë e duan të gjithë ndërsa ka miqësi të mirë pasi është i pranishëm ku disa nga këngëtarë më me zë këndojnë si: Gëzim Nika, Artan Kola, Meda, Sabri Fejzullahu, Hajro Ceka, Hajredin Gjeta, Indrit Mlika, po ai falendroj edhe dy prej menaxherëve dhe organizatorëvë më të njohur në Amerikë si Agim Muja dhe Benny Hoxha, pasi është i ftuar në koncertet e tyre madhështore me artistët më të mirë. Tani përveç se ka një punë të dashur e të preferuar që e ushtron me shumë pasion, ai sapo është kurorëzuar me njeriun e zemrës duke krijuar atë familje të re që të gjithë e dëshirojnë.BS

Image
Nikolin Dodaj me te dashuren
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat