Nuk fshihen më: ‘Betim Spërdhima’ prezanton të dashurën e re

Mediale Vip

Nuk fshihen më: ‘Betim Spërdhima’ prezanton të dashurën e re

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 17:28
Betim Spërdhima

Disa muaj më parë, ai u përfol së tepërmi në mediat rozë për shkak të ndarjes nga e fejuara dhe për komentin shpotitës ndaj familjes së saj, duke u shprehur se “nga ferra lind trëndafili”.

Mirëpo, duket se aktori Rezart Veleshnja, i njohur për rolin e Betim Spërdhimës në “Portokalli”, e ka lënë pas historinë me grimieren Pranvera Metolli dhe ka nisur një lidhje të re.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vetë aktori nëpërmjet një portimi romantik në Instagram. “Dashuria ime!”-ka shkruar Veleshnja në përshkrimin e fotos, ku pas shpinës së tij duket një vajzë brune, e cila mesa duket i ka vjedhur atij zemrën.

Veleshnja ka preferuar të mos e zbulojë të plotë portretin e saj, por me aq sa kuptohet nga gjysma e fytyrës që ka shfaqur, e dashura e tij e re është një bukuroshe e vërtetë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat