Kendall frikësohet të përdorë armë

Mediale Vip

Kendall frikësohet të përdorë armë

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 15:32
Khloe Kardashian

Motrat Khloe Kardashian dhe Kendall Jenner kaluan pasditen në poligon për t;u mësuar që të shtien me armë.

Kendall Jenner (22) ditë më parë theu dominimin e gjatë të Gisele Bundchen në rolin e modeleve më të mirë të paguara në botë. Kjo duket se ndikon që Kendall të ndihet e sigurt.

Khloe u ankua se Kendall nuk ndihet e sigurt në shtëpinë e saj dhe vendosi të marrë motrën e saj në poligonin e qitjes, në mënyrë që Kendall të mësojë të shtie me armë.

Manekinia tha se kohëve të fundit ndihet sikur e përcjell dikush ngado që shkon dhe tashmë ka një përvojë traumatike kur hajnat hynë në shtëpinë e saj.

“Ne kemi shikuar armë të ndryshme. Kendall dhe unë më herët kemi biseduar se nuk ndihet e sigurt. Ajo më tha se çdo ditë para shtëpisë së saj ka njerëz të ndryshëm. Aktualisht nuk është në lidhje dhe jeton vetëm, dhe mendoni sikur të kishte qenë në shtëpi kur i patën hyrë hajnat”, tha Khloe.

Edhe pse shkoi me motrën e saj në poligon, Kendall nuk guxoi të marrë armë. Derisa motra e saj shtiu pa problem, ajo u fsheh prapa murit.

“Kjo nuk është hera e parë që jam në poligon, por unë jam shumë e frikësuar, kështu që duhet të fshihem prapa murit", tha Kendall.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat