Rrugëtimi i tyre nëpër vite me shumë peripeci, por me mjaft suksese

Mediale Vip

Rrugëtimi i tyre nëpër vite me shumë peripeci, por me mjaft suksese

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 6 dhjetor 2017 Në ora: 00:27
Adriana Matoshi - (Aktore)

Fytyrat publike gjithmonë janë cak i mediave nga kureshtja se çka bëjnë si mund të ja dalin në projekte të shumta, si kanë arritur deri këtu ku janë sot, dhe çka ata mund të cilësojnë si  çelësi të suksesit të karrierës së tyre. Në këtë anketë kemi marrë njerëz të ndryshëm të artit në përgjithësi të cilët na kanë dhënë përgjigje nga më të ndryshmet, të cilat mund ti lexoni në vazhdim.

Adriana Matoshi - (Aktore)

Deri sot gjithçka ka ecë për së mbari, dhe janë realizuar shumë filma për 1 vit. T’ju them të drejtën nuk jam tip që bëj plane por puna është ajo që pak a shume mi përcakton të gjitha. Sukses cilësoj, filmat, shfaqjet, çmimet e fituara nga puna që kam bërë etj.

Image
Adriana Matoshi

Flutur Mustafa - (Poete)

Deri më tani, çdo projekt që kam nisur me ndihmën e Zotit edhe e kam përfunduar me sukses. Kurse sa i përket planeve, ato janë të shumta. Fillimisht kam dëshirë që të vazhdojë masterin  në Të Drejtën Ndërkombëtare , të realizojë një mini tour të librit “ Na dy” në qytete të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë e po ashtu ti përkushtohem tetarit me seriozitet . ndërsa sukses gjatë karrierës sime konsiderojë përmbledhjen time të dytë me poezi “ Na dy” dhe gjithçka që lidhet me të.

Image
Flutur Mustafa

Erina Rrahmani - (Poete për fëmijë)

Unë sivjet kam sjell para lexuesit fëmijë librin tim të katërt "Ëndrra prej letre" një përmbledhje me vjersha për fëmijë i cili gjithashtu është shpërblyer me çmimin "Ymer Elshani" nga Karvani i shkrimtareve për fëmijë. Planet e mija janë që shumë shpejtë të sjell edhe një tjetër libër për fëmijë. Shpresoj shumë që në vazhdim të jem prezentë në tregun letrar jo vetëm me poezi. Si plan afatgjatë është që prezantohem edhe me gjini tjera letrare si përralla e tregime. Të gjithë librat e mi janë pritur me shumë dashamirësi nga lexuesit, prandaj nuk do të doja të them se cili ka qenë më i suksesshmi sepse ky është një vlerësim që e japin vet lexuesit dhe nuk i takon vetë autorit.

Image
Erina Rrahmani

Nazife Bunjaku - ( Këngëtare)

Ky vit ka qenë viti i suksesshëm. Kam realizuar 4 këngë me gjithë klipe një duet me Meritën (motrën time) dhe 3 tjera vetëm. Për pak ditë është gati dhe videoklipi i këngës së re “Je qysh je”...Kjo këngë është e punuar mjeshtërisht nga Nexhat Wirusi Mujovi. Këto janë pak a shumë sukseset e mia, ndërsa këto ditë po kthehem për në SHBA por shpresojë se do të kthehem shumë shpejt në Kosovë për ti realizuar projektet tjera të reja.

Image
Nazife Bunjaku

Deljana Topulli - (Aktore)

Deri tani projektet që kam po ecin mirë, aktualisht jam pjesë e serialit "Kangur" dhe jam shume e lumtur për këtë. Të bashkëpunosh me miqtë e Kosovës është fat dhe e falënderojë regjisorin Luan Kryeziun për këtë mundësi. Gjithashtu jam e angazhuar me shfaqe në Teatrin “Metropol” në Tiranë. Të flas për planet e të ardhmes është shpejt , por sezoni i ri sapo ka filluar dhe padyshim që do ketë gjëra të reja. Aktori sado sukses të marr në fund të çdo projekti nuk është i ngopur, pasi ai gjithmonë kërkon më shumë. Vetëm puna të bën të arrish atë që unë do ta quaja sukses, punë shumë e madhe në një projekt të madh. Andaj nuk është kollaj do kohën e vet dhe shumë punë.

Image
Deljana Topulli

Gazmend Mehmeti - (Këngëtar)

Planet po ecin shumë mirë kthehem tani pas një sezone paksa të ngarkuar dhe të lodhshme të verës me shumë koncerte dhe ahengje familjare. Tani më duhet një pauzë e vogël dhe vazhdojmë me projekte të reja. Tani së shpejti do zbulojë për publik që do kem duet me këngëtarin dhe kompozitorin e shumë hiteve që dëgjohet nga publiku shqiptar ai është Besim Bunjaku. Do kem edhe disa bashkëpunime me këngëtar tjerë dhe projekte tjera por këto kisha pas dëshirë të mbesin si befasi për publikun. Kurse sa i përket suksesit tim, sukses dhe përmbushje në plotësimin e asaj që kam synuar unë e quaj atë sukses, kur publiku kënaqet me projektet e mia. Nuk ka gjë më të bukur për një këngëtar kur gjate performances live publiku këndon këngët tua së bashku me këngëtarin.

Image
Gazmend Mehmeti

Kushtrim Asllani - (Aktor)

Momentalisht jam në fillimin e karrierës dhe është mjaft e vështirë të flas për projekte madhore, megjithatë nuk është se po më mungojnë projektet dhe angazhimet ndoshta ngase mungesa e projekteve të mëdha më ka bërë më shumë kërkues dhe shumë aktiv në disa projekte më të vogla siç janë: filmat e shkurtër , shfaqje, reklama e performance. Kurse sa  i përket planeve të mia për të ardhmen si çdo artist i ri ëndrrat , për planet për të ardhmen janë shumë të mëdha. Në këtë aspekt po punoj më shumë duke mos hequr dorë nga ëndrrat. Për momentin jam i fokusuar në botën e filmit , një lëmi me të cilën suazat për të depërtuar në botën e artit ndërkombëtar janë më të mëdha. Ndërsa sa i përket karrierës, mund të them se karriera ime ka filluar mjaft mirë, kam disa projekte në të cilat kam marrë pjesë të cilat edhe mund ti konsiderojë sukses. Port ë paktën mund të cek disa projekte të cilat unë I cilësoj si sukses të karrierës , dhe dua të cek pjesëmarrjen time në disa projekte filmi: “Teuta nuk jeton më këtu, “ nga regjisori Turk: Murat Vela Derman, dhe “A dream “ të regjisorit Sloven : Bostjan Slatensk “ I cili këtë javë do të ketë premierën në Slloveni film, festival “ në Portoroz. Ndërsa tani jam pjesë e projektit “ Kangur” të regjisorit shqiptar Luan Kryeziu . “ kangur” është një TV shoë i cili do të shfaqet në televizionet shqiptare . Është një projekt me shumë aktor nga Shqipëria dhe Kosova kryesisht jemi aktor të rijnë. Ku edhe dua të falënderoj regjisorin Luan Kryeziun për besimin që ma ka dhënë.

Image
Kushtrim Asllani

Shkëlqim Bunjaku - (Aktor)

 Jam në një situatë shumë të mirë ku ditët e mira po vijnë dhe brenda këtyre ditëve, ku ka edhe oferta nga më të ndryshmet. Tani për momentin jam fokusuar tek filmi episodik Kangur që po realizohet në Shqipëri, dhe është duke ecur mjaft mirë, po presim ti gjirojmë dhe episodet tjerë në vijim. Po ashtu ne rruge të mire është duke marre rrugëtimin edhe shfaqja "Për pikë të qefit" një stand up - ku jam vet ideator dhe producent. Sa i përket planeve të për të ardhmen ato  janë drejt realizimeve të disa projekteve filmike ndërkombëtare, që i takojnë një profili të lartë në botën e filmit, po duke mos ju nda as teatrit për asnjë moment, sepse teatri është Jeta. Çfarëdo që arrin në jetë është sukses, dhe nëse e ke bërë me ndershmëri të lartë sepse nëse do të jetë ndryshe profitin e rrugëtimit tënd nuk mund ta gëzosh si duhet në jetëgjatësi.

Image
Shkëlqim Bunjaku

Edvin Mustafa - (Aktor)

 Me projektet që tashmë po punoj planat po ecin shumë mirë pasi shumë shpejt nxjerrim premierën e filmit të parë shqiptar të zhanrit horor. Dhe në fillim të tetorit premierën në teatër “Euridita” nga Sara Ruhi. Kurse sa i përket planeve të mija për të ardhmen kam plot projekte me regjisor të huaj dhe shqiptar si dhe regjisor shqiptar të Kosovës me të cilët jemi në bashkëpunim afatgjatë. Për sa i përket suksesit në karrierën time preferoj ta shoh tek duart-trokitjet e spektatorit që deri tani nuk më kanë braktisur kurrë. Unë do punoj akoma me fort, në mënyrë që ta mbaj spektatorin pas vetes.

Image
Edvin Mustafa
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat