Ja kush vesh bashkëshorten e Ramës, Metës, Berishës e Veliajt

Mediale Vip

Ja kush vesh bashkëshorten e Ramës, Metës, Berishës e Veliajt

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 13:52
Enada At’Nikolla

Linda Rama, Monika Kryemadhi, Liri Berisha, Argita Malltezi si dhe Ajola Xoxa janë disa nga emrat e njohur për publikun që kanë zgjedhur të vishen tek stilistja Enada At’Nikolla.

E ftuar në Wake Up, stilistja pranoi se shumë prej veshjeve që ato zgjedhin të mbajnë janë prej duarve të saj. “Nuk mund të them që të gjitha rrobat që ato veshin i kam stiluar unë, por një pjesë të mirë po. Janë zonja shumë të mira, pa huqe dhe pa teka. Kjo varet prej intelektit të personit”, u shpreh stilistja e njohur.

Stilistja Enada At’Nikolla tha se artistët shqiptarë janë shumë të vështirë për t’u veshur. “Shumicës nuk i pëlqen të ndryshojë stil, kanë mbetur po tek e njëjta pamje pavarësisht se nuk u shkon dhe kanë probleme me imazhin. Më pëlqen shumë Venera Lumani, dhe mënyra se si vishet ajo”, u shpreh stilistja e njohur.

At’Nikolla ndau me publikun edhe momente nga jeta e saj private. Ajo foli për marrëdhënien e saj me dy fëmijët dhe bashkëshortin, të cilët – sipas saj – janë suporti më i madh në rrugën që ka zgjedhur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat