Lajmërohet i cilësuari si mbreti i Repit, Unikkatil po paralajmëron këngë…

Mediale Vip

Lajmërohet i cilësuari si mbreti i Repit, Unikkatil po paralajmëron këngë…

Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 15:54
Unikkatil

Ka me miliona fansa shqiptarë që jetojnë në tërë botë.

Kur ai ishte në Kosovë, e mbushi stadiumin e Prishtinës me spektatorë, të cilët nuk e kishin parë asnjëherë duke performuar live në skenë.

Reperi Unikkatil, më në fund u bë i gjallë dhe ka dhënë shenja se diçka të re po punon!

Është një mik i tiji, Bes Mjeku ai që në profilin e vet në Facebook, ka shpërndarë një fotografi me Unikkatil, duke thënë se diçka e re po pritet të vijë.

Megjithatë, asnjë detaj nuk është zbuluar dhe mbetet të shihet në ditët në vazhdim se çfarë po përgatit reperi Viktor Paloka.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat