Padi ndaj Gene Simmons për sulm seksual

Mediale Vip

Padi ndaj Gene Simmons për sulm seksual

Më: 16 dhjetor 2017 Në ora: 21:53
Ylli i bendit KISS, Gene Simmons

Ylli i bendit KISS, Gene Simmons, po paditet për sulm seksual, pasi një grua pohoi se ai është sjellë në mënyrë të papërshtatshme ndaj saj gjatë një interviste.

TMZ raporton që gruaja – me emrin Jane Doe – thotë se ishte intervistuar nga basisti i KISS në nëntor, në hapje të një restoranti Rock & Brws në San Bernardino të Kalifornisë.

Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, gruaja pohon që gjatë intervistës, Simmons me forcë kishte vënë dorën e saj në gjurin e tij, gjë që e kishte përë atë të mos ndjehej komod.

Akuzuesja thotë se ajo më pas provoi që t’i japë fund intervistës, por Simmons vazhdonte, para se ta prekte prapanicën e saj gjatë një fotografie grupore.

Gene Simmons ende nuk ka dhënë një koment lidhur me këto akuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat