‘’Apeli’’ i këngëtares së njohur: Kam nevojë për pasaportën shqiptare, vetëm kështu…

Mediale Vip

‘’Apeli’’ i këngëtares së njohur: Kam nevojë për pasaportën shqiptare, vetëm kështu…

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 22:51
Flaka Krelani

Këngëtarja e njohur nga Kosova Flaka Krelani ka qenë e ftuara e radhës e emisionit të pasdites ‘’Rudina ‘’ ku ka treguar më shumë rreth projekteve të saja muzikore . Ajo është emocionuar në studio nga një surprizë mjaft e bukur, një videomesazh nga e motra. Këngëtarja ka shprehur edhe në shqetësim tjetër, atë të mos të pasurit të një pasaporte shqiptare.

Ajo ka thënë se pasaporta e Kosovës e ndalon që të lëvizë lirisht nëpër aktivitetet jashtë vendit, madje ka pasur raste kur ajo ka shkuar me vonesë pikërisht për shkak të burokracisë në pajisjen me vizë etj. Ajo është duke menduar të kërkojë shtetësinë shqiptare , e vetmja formë për të lëvizur lirshëm nëpër koncerte në vendet e BE. Kujtojmë këtu se ky është një shqetësim i shumë prej qytetarëve të Kosovës, edhe më herët në takime të nivelit politik është kërkuar që Shqipëria t’i mbështesë qytetarët e Kosovës në këtë kauz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat