Rrëfehet Riccardo Cocciante: Elhaida vajzë e zonja, ja ç’mendoj për shqiptarët

Mediale Vip

Rrëfehet Riccardo Cocciante: Elhaida vajzë e zonja, ja ç’mendoj për shqiptarët

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 22:53
Riccardo Cocciante

Kantautori italian Riccardo Cocciante ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë ku do të jetë një nga të ftuarit specialë të natës së parë të Festivalit të 56-të në RTSH. Ai ka dhënë një intervistë të shkurtër për Televizionin Publik dhe gazetaren Mira Tuci ku shprehet shumë i kënaqur që ndodhet në Tiranë dhe i surprizuar për faktin se shqiptarët janë dëgjues besnikë të muzikës italiane. Më tej ai ka folur edhe për Elahida Danin duke thënë se e ka merituar fitoren dhe se është një vajzë shumë e zonja.

Mirëseerdhët në Shqipëri! Nuk ështe hera e parë dhe si mjeshtër i muzikës, prania juaj këtu është një lloj shpërblimi ndaj publikut shqiptar dhe për ne është shumë e rëndësishme.

Faleminderit, faleminderit shumë, për ftesën që më është bërë. Për mua është një kënaqësi e madhe të vij këtu sepse pritem shumë mirë nga televizioni dhe nga publiku.

Po flas si gazetare, por edhe si pjesë e publikut shqiptar. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme mbështetja që i keni dhënë talentit të Elhaida Danit. Aty është ndërtuar një raport akoma me intensiv edhe me ju.

Po patjetër! Ka qenë diçka shumë e bukur. Ajo e ka merituar fitoren e “The Voice” dhe pastaj shkoi më tej me turin e “Notre Dame de Paris” në versionin francez dhe për këtë ka qenë ndoshta një fillim apo një rifillim karriere e duhet të them po është shumë e zonja.

Çfarë do të thotë për ju të jeni i ftuar këtu në Shqipëri për një festival i cili është krijuar mbi gjurmët dhe imazhin e Sanremos?

Po, duhet të them se kam marrë pjesë vetëm një herë në Festivalin e Sanremos dhe kam thënë gjithmonë se nuk do të shkojë kurrë me, sepse nuk më pëlqejnë ingranazhet. Me pëlqejnë sfidat dhe nëse vij këtu është si mik dhe është një gjë që më jep kënaqësi.

Organizatorët kanë dashur ta mbajnë sekret se çfarë do të luani për publikun nesër mbrëma, por gjithesesi do t’ua bëj pyetjen nëse do të kemi një performancë speciale?

Do të ketë një performancë, por duke qenë se është sekret, nuk mund të them më shumë. Do të ngjitem në skenë sepse kështu ekzistoj duke u ngjitur në skenë dhe dukë kënduar.

Unë di që në skenë të pret një piano, minimalisht, por është shumë bukur që shumë dashuri edhe këtu në Shqipëri kanë lindur me ‘’Margeriten’’ tuaj e dini?

E kam mësuar herën e fundit që isha këtu, dhe kam mësuar se sa e fortë është lidhja me muzikën italiane këtu në Shqipëri, dhe nuk e dija këtë, nuk e dija që kishte kaq shumë dashuri për muzikën italiane që normalisht nuk ndiqet gjithandej dhe këtu është ndryshe, është shumë bukur.

Në të vërtetë, muzika italiane në përgjithësi, por edhe muzika juaj ka qenë qenë një pasqyrë dhe një portë drejt lirisë, edhe ky është misioni i muzikës apo jo?

Po edhe këtë e kam mësuar herën e fundit që kam ardhur në Shqipëri, lidhjen tuaj me muzikën dhe lirinë sepse muzika ka edhe këtë rol. Rolin për të çliruar shpirtrat, mbi të gjitha nuk është gjithmonë dashuri ajo që themi përmes muzikës, por ka gjithnjë një sfond edhe social që ekziston. Pra roli i artistit është të shprehesh mbi të gjitha palët dhe kjo besoj se është liria jonë dhe shpresoj që kështu kemi ndihmuar lirinë tuaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat