Koreografi i njohur Kledi Kadiu, i cili tashmë është një figurë e njohur edhe jashtë kufive të Shqipërisë, ka ndarë me miqtë e tij në rrejtet sociale, një moment tepër të bukur.
Nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetet sociale, Kadiu shfaqet së bashku me vajzën e tij, duke u munduar t’i trasmentojë asaj profesionin e tij.
Kledi Kadiu u bë baba për herë të parë rreth dy vite më parë, ndërsa tashmë duket se vajza e tij i ka tërhequr të gjithë vëmendjen. Ka qenë pikërisht ky moment i bukur mes tij dhe vajzës të cilin koreografi i njohur ka zgjedhur për të uruar miqëve të tij edhe festat e fundvitit.
“Balerina e vogël po rritet. Gëzuar pushimet të gjithë ju”, shkruan Kledi.