Ku do të festojnë dhe cilat janë planet e tyre për 2018? Flasin profile të ndryshme nga bota e artit, muzikës, kulturës dhe sportit

Mediale Vip

Ku do të festojnë dhe cilat janë planet e tyre për 2018? Flasin profile të ndryshme nga bota e artit, muzikës, kulturës dhe sportit

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 30 dhjetor 2017 Në ora: 19:46
Aedona Rexha

Për çdo festë të fund vitit, yjet apo më mirë thënë fytyra të njohura të botës së artit në Kosovë e më gjerë, kanë  dëshira dhe planet ndryshme rreth asaj se ku duhet të jenë atë në ndërrimin e natës së mote moteve , me kë duan të bëjnë dolli së pari, dhe ku dëshirojnë ta kalojnë ata këtë natë përmbyllëse të vitet që lëmë pas. Dhe se ku do ta festojnë  Vitin e Ri profilet e ndryshme të artit kulturës muzikës dhe botës së show bizit? Çfarë do të presin ata nga viti 2018, dhe cilat do të jenë planet e tyre afatgjate, do ta mësoni në bisedën e më poshtme, të përgatitur enkas për lexuesit e gazetës kombëtare “ Bota sot”.

Besa Lleshi - gjyqtare futbolli - nga Maqedonia ( Struga)

Edhe pse ka shumë vende te ndryshme për të festuar Vitin e Ri, natyrisht se për mua vendi më i posaçëm dhe më i sigurt është familja ime. Synimet dhe ëndrrat gjithmonë ekzistojnë çdo ditë dhe çdo vit.
Nga viti 2018, pres që të zgjohem çdo ditë të shikoj diellin, dhe të vazhdojë ti realizojë ëndrrat qëllimet dhe synimet që kam për të ardhmen. Por mbi të gjitha dëshirojë shëndet për veten, familjen time por edhe për gjithë njerëzit tjerë. Plane afatgjate nuk mund të kem tani për tani, por ëndrrat shpresojë që mund të jenë më afatgjate se vetë planet. Ju dëshirojë një vit të mbarë dhe plot shëndet të gjithë lexuesve të “ Bota sot” kudo që janë.

Aedona Rexha - Modele

“Nuk e di saktë se ku do ta festojë por e di që kudo që të jetë shpresojë të jetë në mesin e më të dashurve të mi, familjes dhe shoqërisë. Meqenëse viti që po lemë pas, ishte një vit i ndryshimeve dhe i një jetë dinamike, po pres dhe po shpresojë që viti i ardhshëm 2018 do të jetë një vit prap me ndryshime por le të dominojnë ato pozitive. Pos tjerash pritshmëri e mija janë në dy sfera karrierë dhe dashuri. Planet e mija, sa me afatgjate dhe stabile e shoh vetën si një femër shumë e suksesshme në mesin e njerëzve shumë të suksesshëm dhe duke përfunduar punë të suksesshme. Parimisht ky është plani afatgjatë dhe ambicia ime kryesore, e sa i përket rrugës dhe destinacionit të qëllimeve dhe drejtimit konkret preferojë ta mbajë fshehtësi.

Faton Gërbeshi-aktor

Vitin e Ri, në natën e parë jam me familjen e gjerë, me prindërit dhe vëllezërit, ndërsa natën e dytë dhe të tretë me miqtë dhe kolegët qe kane organizuar disa aktivitete festive. Unë pres qe se pari ta kem shëndetin dhe te vazhdoj te punoj po ashtu se paku t’më realizohen parashikimet sa i përket punës rreth aktrimit. Nga viti 2018 uroj ti realizoj dhe shume projekte te tjera, gjithashtu ku jam ne përfundimin e disa xhirimeve te serialit "Holby city" i cili do te shfaqet ne BBC ne te cilin jam dhe mysafir ne role episodike, gjithashtu edhe shfaqjen e filmit - "Elvis Ëalks Home" i cili është duke u shfaqë neper kinematë Evropiane dhe shpresoj që së shpejti do të shfaqet edhe në Kosove gjatë vitit 2018. Ju uroj festat e fund vitit redaksisë suaj dhe punë të mbarë.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin ekskluziv të gazetës “Bota sot”, nga e premtja në Kosovë dhe nga e shtuna në Diasporë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat