Në shtëpinë e Adelina Ismailit për Vitin e Ri, diva rrëfen emocionet e festës me të voglin e saj, Uliksin

Mediale Vip

Në shtëpinë e Adelina Ismailit për Vitin e Ri, diva rrëfen emocionet e festës me të voglin e saj, Uliksin

Më: 1 janar 2018 Në ora: 08:25
Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi

Atmosfera e festës së Vitit të Ri ka arritur në thuajse çdo shtëpi.

Gjithnjë vëmendje të veçantë gëzojnë te publiku edhe personazhet e njohur, përderisa të gjithëve u intereson se si po e festojnë ata natën e ndërrimit të viteve.

Disa të angazhuar në koncerte, e disa larg kësaj rutine të profesionit të tyre, po e festojnë fundit e datë 31 dhjetor të 2017-s.

Këngëtarja e madhe, Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj Val Krasniqi hapën dyert e shtëpisë së tyre për media, duke treguar se si po kremtohet nata e Vitit të Ri në familjen e tyre.

“Një vit që filloi me dhembje dhe mbaroi me shumë dashuri. Shumë intensitet, shumë ndjenja. Lodhja më ndjenja. Lodhja më e mirë në jetë”, kështu e cilëson 2017-n këngëtarja Adelina Ismaili.

Adelina Ismaili dhe bashkëshorti i saj, Val Krasniqi, festojnë për herë të parë Vitin e Ri si prindër

Adelina këtë vit e feston për herë të parë pranë djalit të saj të vogël, Uliksit, gjersa për të kremtuar natën e ndërrimit të viteve pranë saj kanë shkuar edhe dy motrat shumë të dashura: Ema dhe Zanfina, këngëtarja e njohur për publikun.

“Prej se kam lindur më bukur nuk ka qenë. Kam dy loçkat e mija: Emën dhe Zanin këtu, kam dashurinë e zemrës sime, Valin këtu, që u përkujdes për çdo detaj, kam shpirtin e frymën time Uliksin që filloi festën në orën 16:00 e na bëri shtëpinë veç lumturi e të qeshura”, tregon me plot emocion Diva e muzikës.

Motrat Ismaili festojn së bashku me të voglin Uliks natën e Vitit të Ri

Përgjatë vizitës në shtëpinë e këngëtares, njihemi edhe me fotografitë e të voglit Uliks pranë prindërve të tij, dhe dy tezeve që vazhdimisht i dhuronin dashuri, Emës dhe Zanfinës.

Në përfundimin e bisedës, Adelina tregoi dëshirat e saj për 2018-n, duke iu uruar më të mirën atyre që ka pranë.

“Kam veç një dëshirë: Zot jepi shëndet familjes sime që janë më shumë se gjithçka për mua”, përfundoi Adelina Ismaili.

Një dëshirë për vitin e ardhshëm e ka edhe motra e vogël e divës, këngëtarja Zanfina Ismaili, e cila në pika të shkurtra tregoi se si ka qenë 2017-a për të, dhe çfarë dëshiron në 2018-n.

“Viti 2017 ka qenë vit i adaptimit në situata dhe sfida të reja të jetës, si dhe një kthesë e rëndësishme për mua që të bëj ndryshime. E kam një dëshirë, por sinqerisht është pak intime për mua ta publikoj, por që është afër realizimit dhe unë jam entuziazmuar mjaft shumë”, tha Zanfina Ismaili.

Zanfina Ismaili pozon së bashku me nipin e saj, Uliksin, duke festuar për herë të parë Vitin e RI së bashku

Kështu erdhëm edhe deri te fundi i vizitës në familjen e çiftit Adelina Ismaili dhe Val Krasniqi, aty ku në një ambient të ngrohtë familjar po pritet 2018-a, festë e cila po merrte më shumë shije me një ‘çamarrok’ të vogël përreth, që quhej Uliks, e që për herë të parë në jetën e tij, po festonte ardhjen e një Viti të Ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat