Jeta luksoze e Seldi Qalliut në Zvicër, Mimoza e ‘’llaston‘’ me dhurata?

Mediale Vip

Jeta luksoze e Seldi Qalliut në Zvicër, Mimoza e ‘’llaston‘’ me dhurata?

Më: 4 janar 2018 Në ora: 21:58
Mimoza dhe Seldi

Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra  para rreth dy muajsh hodhën hapin zyrtar të lidhjes së tyre, në një ceremoni private fejese të organizuar në Zvicër, vendin ku jeton këngëtarja dhe ku çifti nisi menjëherë bashkëjetesën.

Ata duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe këtë na e dëshmojnë përmes publikimeve në rrjetet sociale ku nuk mungojnë dedikimet dhe shprehjet e dashurisë. Çifti i ka pritur së bashku festat e fundvitit dhe madje në një fotografi të postuar në rrjetet sociale duket se Seldi ka marr një dhuratë goxha të majme në lekë nga ana e Mimozës, një orë Rolex. Mimoza Shkodra njihet për mirëqenie në jetën e saj. Ajo ka lindur dhe është rritur në Zvicër. Gjithashtu ajo ushtron dhe një profesion tjetër që i jep fitime, atë të laborantes dentare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat