Fifi zbulon sekretin! “Zhurmë”, një histori personale e saj

Mediale Vip

Fifi zbulon sekretin! “Zhurmë”, një histori personale e saj

Më: 5 janar 2018 Në ora: 19:55
Fifi

Filloreta Raçi e njohur në publik si Fifi është këngëtare dhe tekstshkruese shumë e suksesshme.

Kënga e saj e fundit “Zhurmë”, është pritur mirë nga publiku, madje me këtë këngë ajo konkurroi edhe në festivalin “Kënga Magjike”, duke zënë kështu vendin e tretë.

E kur jemi tek ky festival, është komentuar shumë paraqitja e Fifit në natën e parë gjysmë-finale, pasi performanca e saj nuk ishte aq e mirë sa pritej.

E ftuar në “Wake up”, këngëtarja ka sqaruar se çfarë kishte ndodhur atë natë dhe pse kishte pasur aq shumë emocione gjatë performancës.

Kur kishte parë se i gjithë publiku mbanin drita të ndezura në skenë, këngëtarja kishte mbetur e habitur dhe tha “humba fare”.

Ajo zbuloi gjithashtu se kënga është tërësisht përjetim personal dhe për këtë arsye e dinte se suksesin e kishte të garantuar.

“Kënga është një përjetim i imi personal dhe mendoj se çdo njeri në botë ka qënë apo është i dashuruar. Jam e dashuruar dhe jam e lumtur por çdo gjë ka përfunduar sepse ndjenja shteroi.”, ka thënë ajo.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat