Reagon këngëtarja: Edhe sikur të ishte një e martuar që tradhton, askush s’kish të drejtë ta vriste

Mediale Vip

Reagon këngëtarja: Edhe sikur të ishte një e martuar që tradhton, askush s’kish të drejtë ta vriste

Më: 22 janar 2018 Në ora: 18:51
Ariela Murataj

Lajmi i vrasjes në Tiranë të studentes tronditi mbarë opinionin publik, për vetë motivin e rëndë të këtij krimi, dashuria e refuzuar.

Një djalë 23-vjecar, Aldison Belulaj e qëlloi me armë 21-vjecaren Ariela Murataj, pasi kjo e fundit kishte refuzuar të lidhej me të. Një plumb ndaj saj, duke e lënë të vdekur, pranë Fakultetit të Mjekësisë, dhe një plumb në kokë vetes, ku djali ndodhet në gjendje kome.

Këngëtarja e madhe Aurela Gace është shprehur e shokuar nga kjo ngjarje, dhe vecanërisht për motivin që e shtyu një të ri ta ktheje dashurinë në tragjedi,.

“Qysh dje s'dija si te shprehja ate qe mendoja, ate qe ndjeja. Qysh dje e dashur Ariel doja te ngushelloja familjen tende , packa se nuk njiheshim, por s'dija si pasi dhimbja e humbja per ta duhet te jete aq shkaterruese. .. packa se nuk njiheshim, une e dashur Ariel te them se secila nga ne eshte nga pak TI. Po po, mos u çudit. Secila nga ne . 

U prehsh ne Paqe engjell e qosh e fundit e kesaj katrahure e çmendurie njerezore”, shkruan Aurela në rrjetin social Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat