Cila është mënyra më e mirë për të kthyer humorin? - Bota Sot
Cila është mënyra më e mirë për të kthyer humorin?

Mediale Vip

E shtunë, 20 tetor 2018

Cila është mënyra më e mirë për të kthyer humorin?

Më: 30 janar 2018 Në ora: 17:35
Ilustrim

Nëse jeni ngritur me humor të keq, mjafton që të vini kufjet e të dëgjoni muzikë. Na ka ndodhur shumë herë që të dëgjojmë një këngë në radion e makinës e menjëherë jemi mbushur me energji. Në fund të fundit na duhet të pranojmë se muzika ka një influencë të fortë në mendjen tonë.

Shpesh na ndodh që kur dëgjojmë një këngë të gjejmë një pjesë të jetës sonë në vargjet e saj ose kujtime të cilat I kishim harruar e tashmë na duket sikur i përjetojmë sërish.

Sipas një studimi rezulton se mëngjesi është periudha më e mirë për të dëgjuar muzikë dhe për të gjetur kështu entuziazmin dhe pasionin. Pikërisht ajo që na duhet për të përballuar ditën me dozën e duhur të energjisë.

I njëjti studim tregon se lidhja midis muzikës dhe humorit të mirë është tashmë e vërtetuar.
Një grup studiuesish në universitetin e North Carolina, SHBA, ka përfshirë një grup vullnetarësh që i janë nënshtruar rezonancës magnetike gjatë dëgjimit të pjesëve të ndryshme muzikore.

Rezultati? Dëgjimi i këngës së preferuar gjeneron një përgjigje pozitive të trurit, kështu që muzika dhe kërcimi janë një terapi e vërtetë për kthimin e humorit të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test