Sabri Fejzullahu këndon live së bashku me bashkëshorten

Mediale Vip

Sabri Fejzullahu këndon live së bashku me bashkëshorten

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 15:49
Sabri dhe Nera Fejzullahu

Sabri Fejzullahu është një ndër legjendat e muzikës së estradës shqiptare.

Ai gjithmonë i këndoi dashurisë dhe qytetit të Prishtinës, por dashuria më e madhe mbeti bashkëshorjta, Nera.

Me këtë të fundit, këngëtari është i martuar ka mbi 30 vite dhe kanë dy fëmijë, Ermalin dhe Bulëza.

Megjithëse i shohim shpeshherë së bashku, dyshen në fjalë kur nuk i kemi parë tek këndojnë bashkë.

Por, këtë ia ka arritur ta bëjë moderatorja Rudina Magjistari ditë më parë, teksa i ka lutur dyshen që të këndojnë së bashku një këngë.

Natyrisht, këngëtari dhe bashkëshortja me kënaqësi kanë kënduar njërën ndër këngët hit të të gjitha kohërave, “Pranvera në Prishtinë”.

Ndryshe, këngëtari këtë vit feston pesëdhjetë vjetorin e së qeni në skenën muzikore, megjithëse ka mbushur të 70-tat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat