James Corden ka mall për Mbretërinë e Bashkuar

Mediale Vip

James Corden ka mall për Mbretërinë e Bashkuar

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 08:29
James Corden

James Corden ka thënë se ai dhe familja e tij mund të kthehen në të ardhmen në Britani të Madhe, pasi pranoi se ka filluar të ndjejë mall për shtëpinë.

Komediani britanik u zhvendos në Amerikë kur ai nisi “The Late Late Show” në vitin 2014 dhe aktualisht jeton në Los Angeles me gruan e tij dhe tre fëmijët e tyre.

Ai tha për revistën Mail: “Unë jam pothuajse i sigurt se nuk do të jetojmë këtu përgjithmonë”.

Më pas, tha se deri në verë, ai dhe familja e tij nuk do të kthehen në Britani të Madhe për 11 muaj për shkak të orarit të tij.

Për jetën në Los Angeles, Corden tha: “Për një kohë është e bukur, e mrekullueshme”.

“Me fëmijët e vegjël ndihet si një vend vërtetë i madh për të jetuar, por pastaj nuk e di”.

39-vjeçari tha se është i shqetësuar që jeton larg Mbretërisë së Bashkuar dhe se shumica e këtij shqetësimi është “psikologjike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat