Kim Kardashian krenare për Kylie Jenner

Mediale Vip

Kim Kardashian krenare për Kylie Jenner

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 16:33
Kim Kardashian dhe Kylie Jenner

Kim Kardashian ia ka shprehur dashurinë e saj motrës së vogël, Kylie Jenner pasi u njoftua se është bërë nënë për herë të parë.

20-vjeçarja ka lindur një vajzë më 1 shkurt dhe më në fund konfirmoi se ajo ishte shtatzënë dhe se kishte mirëpritur fëmijën e saj tashmë.

“Mami Kylie. Ti ia dole. Unë jam kaq krenare për mënyrën se si je rritur dhe e di që do të jesh mami më i mirë për vajzën tënde”, shkroi Kim në blogun e saj.

“Vajzat tona kanë dy javë diferencë dhe me mezi presin që të bëhen mike të mira. Jam krenare ti do të bësh atë që dëshiron dhe e jeton jetën tënde sipas dëshirës”, shtoi Kim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat