Surprizon Bebe Rexha

Mediale Vip

Surprizon Bebe Rexha

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 13:07
Bebe Rexha

Bebe Rexha po rritet gjithnjë e më shumë për sa i përket anës profesionale, duke u promovuar kështu në tregun muzkor në mbarë botën.

Aktualisht këngëtarja shqiptare vijon turin botëror me Bruno Mars, ku ajo është e ftuar speciale.

Pas Meksikës, ku ata mbajtën një sërë koncertesh, tashmë është rradha e Dubait.

Por duket se këtu, këngëtarja me origjinë shqiptare është mjaft e famshme, pasi këngët e saj dëgjohen masivisht në radio.

Këtë fakt e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një video të postuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet duke dëgjuar këngët e saj në radio në Dubai.

Një fakt i tillë ka surprizuar edhe vetë këngëtaren e cila shkruan: “Në radio në Dubai”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat