Tuna dhe Patrisi ka afro një vit që janë bërë prindër.
Tuna solli në jetë një djalë të cilin çifti e pagëzuan me emrin Tian, e që nga ajo kohë ajo i është përkushtuar tërësisht familjes së saj duke lënë anash dhe muzikën pasi ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri.
E dashurinë e madhe ndaj Tianit të vogël e tregojnë dhe familjarët tjerë.
Është Roberti ai që ka publikuar një foto me Tianin, e që po duken të mrekullueshëm pranë njëri tjetrit.
Kujtojmë se Roberti ka vite i martuar me Norën ku dhe kanë një vajzë të quajtur Renee.