Modestia e Leonora Jakupit, jo me “Gucci”, por me shapka që kushtojnë vetëm shtatë euro

Mediale Vip

Modestia e Leonora Jakupit, jo me “Gucci”, por me shapka që kushtojnë vetëm shtatë euro

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:40
Leonora Jakupi

Këngëtarja Leonora Jakupi është shumë e pëlqyer nga publiku për këngët e saj.

Ajo vazhdon të jetë një personazh mjaft i ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Ndryshe nga ç’bëjnë kolegët e saj duke shpenzuar shuma marramendëse në veshje, Leonora ka treguar së fundmi se di të jetë edhe modeste.

Këtë e ka treguar përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ku shfaqet me një palë shapka të thjeshta, të cilat kushtojnë vetëm shtatë euro.

“Papuqe Gucci? Jo, 7 euro”, ka shkruar me shaka këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar faktit se nuk përdor shapka të shtrenjta.

“Gucci” është një nga fjalët më të përdorura nga reperët e estradës në këngët e tyre, kjo për t’iu referuar markës së shtrenjtë të cilën ata e veshin.

Por, mesa duket, Leonora edhe në njëlloj “revolte” ka vendosur të tregojë se të bësh jetë luksoze, nuk do të thotë që çdo gjë në veshje të jetë e shtrenjtë, deri te shapkat. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat