Fansat e tallin se ka shtuar disa kilogramë, Ronela di si t’i përgjigjet!

Mediale Vip

Fansat e tallin se ka shtuar disa kilogramë, Ronela di si t’i përgjigjet!

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 22:48
Ronela Hajati

Të kesh ndjekës të shumtë në rrjetet sociale është një ndër “triumfet” e VIP-ave. Ata ndjekin me kërshëri çdo gj që postohet e ndërsa i gëzohesh komenteve pozitive duhet ta përgatisësh veten edhe për ato negative. E personazhet VIP bien shpesh pre e tyre. Ndonëse një ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit, komente të tilla ka marrë edhe këngëtarja Ronela Hajati.

Këngëtarja ka postuar një foto në Instagram ku shfaqet tejet joshëse, veshur me një fustan të zi. Por komentuesit e kanë akuzuar atë se ka shtuar disa kile dhe nuk i kanë kursyer as komentet tallëse. Por Ronela u ka dhënë një përgjigje duke ja mbyllur gojën të gjithëve.

“Më falni, e dini ju që ‘body shame’ është një nga ofendimet më të poshtra që mund t’i bëhet dikujt? A ju pyeti njeri për diçka? Jo!. Dhe sa për dijeni nuk jam shëndoshur, jam thjesht një trup shumë në modë, domethënë një yll që njerëzit po harxhojnë shumë lekë të bëhen si mua! Pra, dhe njëherë jam yll!”, – përfundon Ronela.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat