Dëshmia se Luana e Krenari nuk janë ndarë, po pushojnë bashkë

Mediale Vip

Dëshmia se Luana e Krenari nuk janë ndarë, po pushojnë bashkë

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 22:05
Luana Vjollca

Gjatë ditës së premte disa medie në Kosovë kanë raportuar se Krenar Çoçaj dhe bukuroshja Luana Vjollca janë ndarë

Sipas këtyre mediave çifti i kishin dhënë fund lidhjes se tyre dhe se ajo pritet që të ndodh se shpejti.

Por, lajmi për këtë është demantuar nga një burim shumë i afërt me çiftin.

“Luana dhe Krenari janë mirë dhe janë duke pushuar në st. Moritz. Ata kanë një lidhje të shëndoshë dhe se për momentin janë të lumtur”, ka thënë ky burim.

Kujtojmë se në St. Moritz përveç Krenarit dhe Luanës është edhe reperi Getoar Selimi me gruan e tij Marina Vjollca që është motra e Luanës.

Ndërkohë të dy çiftet janë në vendin turistik zviceran i cili u bë i njohur pas vizitës se kryeministrit Ramush Haradinaj gjatë festave të Vitit të Ri ku u tha se ata kanë shpenzuar afër 80 mijë euro për qëndrim shtatë ditor atje.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat