Akuzat për ngacmime seksuale edhe përtej Hollywood

Mediale Vip

Akuzat për ngacmime seksuale edhe përtej Hollywood

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 13:33
Fausto Brizzi

Duket se debati për ngacmime seksuale tashmë ka dalë edhe jashtë Hollywood.

Këtë herë ai është zhvendosur në shtetin italian, dhe bëhet fjalë për regjizorin, Fausto Brizzi, për të cilin prokuroria e këtij shteti ka nisur hetimet pas akuzave të disa vajzave të reja të cilat kanë deklaruar se regjisori i ka ngacmuar seksualisht.

Fausto Brizzi, regjisori i “Notte prima degli esami”, i quajtur nga mediat si “il Weinstein italiano”, akuzohet nga vajzat e showbiz-it dhe aktoret italiane për ngacmime seksuale gjatë xhirimeve.

Autoritetet italiane kanë bërë me dije se disa ankesa të reja për sjellje të papërshtatshme nga ana e regjisorit kanë mbërritur në Prokurorinë e Romës, e cila hapi dosjen dhe ka nisur hetimet.

Fillimisht kanë qenë ish-Miss Italia, Clarissa Marchese dhe modelja Alessandra Giulia Bassi, të cilat kishin deklaruar se regjisori Fusto Brizzi i kishte detyruar ato të kryenin veprime të papërshtatshme.

Por debati për ngacmime seksuale nga ana e Brizzit ka nisur disa muaj më parë, pas programit “Le Iene”, ku disa vajza në mënyrë anonime kanë rrëfyer shqetësimet e ardhura nga ana e regjisorit.

Duket se rrëfimet e artisteve italiane kanë ardhur pas debateve në Hollywood, ku disa aktore kanë dalë hapur me akuzat e tyre drejtuar regjizorëve të famshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat